Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Granit Xhaka pritet të rikthehet në fushë ndaj Liverpoolit

Kapiteni i Sunderlandit do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të lëmtimit të pësuar në nëntor.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kapiteni Granit Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit të paktën edhe në dy ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat. Mesfushori nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Regis Le Bris për duelin e Ligës së Evropës kundër Jagiellonias dhe për ndeshjen e Premier Leagues kundër Tottenhamit. Sunderlandi luan të enjten në mbrëmje në shtëpi ndaj Jagiellonias, kurse të dielën pret në shtëpi skuadrën e Tottenhamit në kuadër të kampionatit anglez.

Granit Xhaka pritet të rikthehet në fushë ndaj Liverpoolit
Foto: epokaere.com

Sipas trajnerit Le Bris, gjasat janë të mëdha që Xhaka të rikuperohet në kohë dhe të jetë gati për përballjen me Liverpoolin, të cilën Sunderlandi e luan të mërkurën e ardhshme në udhëtim. Xhaka u dëmtua më 21 nëntor në ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa atij i mungoi skuadrës edhe në përballjen e vikendit të shkuar kundër Aston Villas.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme