Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Si tentoi Beogradi ta komprometonte KFOR-in sipas Gjukanoviqit?

Ish-presidenti malazez thotë se 27 vajza ishin përgatitur t'i afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të NATO-s.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PODGORICË — Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se qarqe të fuqishme politike dhe të sigurisë nga Beogradi qëndronin pas të ashtuquajturës "afera S.Ç.", me synim destabilizimin e Kosovës dhe komprometimin e misionit të NATO-s, KFOR.

Si tentoi Beogradi ta komprometonte KFOR-in sipas Gjukanoviqit?
Foto: Milo Gjukanoviq · via Wikimedia Commons (Wikidata Q200305, property P18)

Në një intervistë për Televizionin E, Gjukanoviq tha se një nga objektivat kryesore të këtyre strukturave ishte dëmtimi i imazhit të KFOR-it. "Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t'u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç.", deklaroi ai.

Sipas Gjukanoviqit, autoritetet malazeze kishin siguruar informacione se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd. Ai pretendon se prapa operacioneve qëndronin struktura të sigurisë dhe kundërzbulimit ushtarak serb, të lidhura me politikën e kohës së Slobodan Milosheviq dhe kabinetin e ish-presidentit jugosllav Vojislav Koshtunica.

Gjukanoviq shtoi se këto qarqe besonin se destabilizimi i Kosovës do të ngadalësonte ose pengonte njohjen ndërkombëtare të saj, dhe se "afera S.Ç." ishte pjesë e një strategjie më të gjerë kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe proceseve euroatlantike në rajon.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme