Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, dhe ish-nënkryetaren Edmonda Harizi për shkelje të barazisë në tendera.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci, pasi e ka shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, të kryer në bashkëpunim. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri. Gucit iu caktua fillimisht një dënim prej 2 vitesh burg, por përfitoi uljen me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi gjithashtu t'i heqë atij të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.

GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt
Foto: botasot.info
Video · Ora News · YouTube ↗

Në të njëjtën çështje, e cila lidhet me procedurën e prokurimit të vitit 2021 për ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal me fond të parashikuar 493.183.572 lekë ose rreth 4.1 milionë euro, u dënua edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, Edmonda Harizi. Ajo u shpall fajtore për të njëjtën vepër penale, duke u dënuar fillimisht me 1 vit burg, ndërsa pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u reduktua në 8 muaj burg, krahas heqjes së së drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, çështja e tenderit përfshinte parregullsi në dokumentacionin e operatorëve fitues dhe lidhje interesi me kompaninë që kishte dhuruar projektin e ujësjellësit. Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme