Dosja e vjedhjes në Postën e Durrësit kalon në SPAK për deputeten Budini
Prokuroria shpall moskompetencën për skandalin e mbi 700 mijë eurove dhe dërgon çështjen në SPAK pas dyshimeve për përfshirjen e deputetes socialiste Etleva Budini.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
DURRËS — Prokuroria ka shpallur moskompetencën lëndore dhe ka kaluar në SPAK dosjen e hetimeve për skandalin e vjedhjes së mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe personave që gëzojnë imunitet parlamentar. Çështja kishte nisur më parë në prokurorinë lokale, por zhvillimet e reja përfshijnë emrin e ish-drejtoreshës së filialit, Etleva Budini, e cila aktualisht është deputete e Partisë Socialiste.
Sipas vendimit të marrë nga prokurori Gazmend Frëngu, hetimet e deritanishme kanë zbuluar se zyrtarët e postës kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal, ku dyshohet se është përfshirë edhe deputetja Budini, e cila ka shërbyer në krye të këtij filiali deri në muajin mars të vitit 2025. Përveç saj, në këtë skemë dyshohet të kenë pasur rol edhe persona të jashtëm, të lidhur me një grup kriminal në zonën e Sukthit, ndërsa hetimet ngrenë dyshime se vjedhjet e parave të pensionistëve janë kryer edhe gjatë kohës kur institucioni drejtohej nga vetë ajo.
Aktualisht, për këtë çështje janë vënë nën hetim dhe arrestuar ish-drejtoresha e filialit Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Për shkak të imunitetit të deputetes dhe natyrës së veprës penale si grup i strukturuar kriminal, dosja tashmë do të shqyrtohet nga Prokuroria e Posaçme.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar