Gjimshiti: Të vazhdojmë përpara dhe të mos kemi limite si skuadër
Shqipëria siguron ngjitjen në Ligën B pas fitores ndaj Bjellorusisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
BUDAPEST — Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mbyllur me sukses rrugëtimin në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, pasi ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e zhvilluar në Budapest. Kjo fitore i ka siguruar kuqezinjve ngjitjen në Ligën B dhe kalimin automatikisht në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Europianit.
Pas përfundimit të takimit, kapiteni Berat Gjimshiti ka folur për mediat ku ka vlerësuar bazat që ka aktualisht skuadra dhe kontributin e lojtarëve të rinj. «Sigurisht që bazat ekzistojnë. Besoj ato të rinj që vijnë na përmirësojnë. Të vazhdojmë përpara dhe të mos kemi limite si skuadër», tha Gjimshiti.