Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse Gjermania blen raketa 'Tomahawk' nga ShBA-ja?

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se marrëveshja është nënshkruar për të rritur sigurinë në Evropë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

BERLIN — Gjermania do të blejë raketa 'Tomahawk' nga Shtetet e Bashkuara dhe do t'i vendosë ato në territorin e vet, tha të enjten kancelari gjerman, Friedrich Merz. Merzi tha para deputetëve se e ka nënshkruar marrëveshjen me administratën amerikane në margjina të samitit të NATO-s në Ankara, duke shtuar se në takimet e së martës dhe të mërkurës ishin tejkaluar pritjet e tij, raporton agjencia e lajmeve 'Reuters'.

Pse Gjermania blen raketa 'Tomahawk' nga ShBA-ja?
Foto: 2024-08-21 Friedrich Merz in Erfurt 2024 STP 3041 by Stepro (3x4 cropped) / Wikimedia Commons

Gjermania e prodhon raketën e vet me drejtim, 'Taurus', por rrezja e saj e veprimit prej rreth 500 kilometrash është tri deri në pesë herë më e shkurtër se ajo e raketës 'Tomahawk'.

Blerja e planifikuar e raketave duket se bie në vijë me thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, që aleatët evropianë të paguajnë për sigurinë e vet, për shembull duke blerë armë të prodhimit amerikan.

Burim: Nacionale
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme