Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të vazhdueshme të borës

Ministri Basha njofton për angazhimin e ekipeve në terren, ndërsa Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar jep të dhënat për kalueshmërinë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për pastrimin e borës në autoudhë, si dhe në rrugët nacionale e rajonale, ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka publikuar pamje nga terreni duke njoftuar se, përveç pastrimit, është hedhur edhe kripë për të parandaluar krijimin e ngricave, ndërsa puna ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit pasi reshjet nuk janë ndalur.

Gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të vazhdueshme të borës
Foto: rtv21.tv
Video · Facebook ↗

Basha ka falënderuar punëtorët për angazhimin e natës dhe u ka bërë thirrje ngasësve që t'i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar janë kryesisht të kalueshme pavarësisht reshjeve të borës.

Qarkullimi paraqitet më i vështirë në dy segmente, konkretisht në rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë, ku kalueshmëria është e mundur por me vështirësi. Në rrugët e tjera, përfshirë Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë e Morinës, Gjilan–Dheu i Bardhë, Kaçanik–Hani i Elezit dhe Prizren–Vërmicë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërsa në raport nuk janë evidentuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme