Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjashtë persona arrestohen pas të shtënave me armë në dasmë në Gostivar

Policia konfiskoi pistoleta, pushkë gjuetie dhe municion në bastisje të mëdha në fshatin Dobërdoll.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GOSTIVAR — Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pasi u publikua video me të shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Dobërdoll të Gostivarit. Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftohen se bastisjet u realizuan në disa lokacione të fshatit, ku u gjetën dhe konfiskuan armë, municion dhe gëzhoja.

Gjashtë persona arrestohen pas të shtënave me armë në dasmë në Gostivar
Foto: Sv. Bogorodica Gostivarska (12) / Wikimedia Commons

Fillimisht u bëran bastisje në shtëpitë e I.S. (21-vjeçar), A.I. (30-vjeçar) dhe I.B. (25-vjeçar), të gjithë nga Dobërdolli. Tek A.I. u gjet dhe konfiskua një pistoletë me gaz. Në shtëpinë e B.A. (46-vjeçar) u gjetën 30 fishekë për pistoletë me gaz, 27 gëzhoja të shkrepura dhe një fishek për armë gjahu; B.A. dhe djali i tij M.A. (21-vjeçar) u arrestuan.

Më pas u bastis shtëpia e T.M. (26-vjeçar), ku u gjetën një pistoletë me tetë fishekë, një pushkë gjuetie me shtatë fishekë dhe një pistoletë me gaz; T.M. u arrestua, ndërsa S.M. u ftua në bisedë zyrtare. Të gjithë personat e ndaluar janë dërguar në stacion policor për dokumentim dhe do të përballojnë kallëzime.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme