Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Prokurori pritet të vendosë për Gani Gecin pas intervistimit

Gani Geci po intervistohet nga Krimet e Rënda pas kallëzimit të gazetarit Lirim Mehmetaj për kanosje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gani Geci po intervistohet nga hetuesit e Krimeve të Rënda në orët e mbrëmjes, ndërsa pas intervistimit pritet që prokurori të vendosë për masën e mëtejshme ndaj tij, nëse do të lirohet apo do të dërgohet në mbajtje. Djali i tij ka deklaruar se ai ka shkuar vullnetarisht për t'u intervistuar.

Prokurori pritet të vendosë për Gani Gecin pas intervistimit
Foto: drenicaonline.com

Shoqërimi i ish-deputetit në polici vjen pas kallëzimit të bërë nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili deklaroi se është kërcënuar nga anëtarë të familjes Geci pasi kishte refuzuar të fshinte ose të ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci. Mehmetaj tregoi se kishte denoncuar rastin në polici, duke deklaruar: «Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin».

Nga ana e tij, Gani Geci kishte njoftuar më parë për një takim pajtimi mes familjarëve të zhvilluar me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt, ndërsa gazetari bëri të qartë se nuk e pranonte heqjen e postimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →