Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Gabimet në përdorimin e klimës që rrisin faturën e energjisë

Mënyra e përdorimit të pajisjeve të ngrohjes ndikon te konsumi dhe faturat e energjisë elektrike.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mënyra e përdorimit të klimave ndikon drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike dhe efikasitetin e ngrohjes. Një nga gabimet më të shpeshta që bëjnë qytetarët është vendosja e temperaturës në 26 gradë ose më shumë, me bindjen e gabuar se ambienti do të ngrohet më shpejt.

Gabimet në përdorimin e klimës që rrisin faturën e energjisë
Foto: podujevasot.net

Në realitet, kjo nuk e përshpejton procesin e ngrohjes, por bën që pajisja të punojë më gjatë për të arritur temperaturën e caktuar. Si temperaturë fillestare, rekomandohen vlerat prej 20 deri në 22 gradë për të optimizuar punën e pajisjes.

Përveç rregullimit të temperaturës, pastrimi i rregullt i filtrave është i domosdoshëm, pasi grumbullimi i pluhurit mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të dëmtojë funksionimin e klimës. Po kështu, izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe parandalimin e humbjeve të energjisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme