Zhurma Press E Hënë · 21 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport SHQ

FSHF revokon mbështetjen për Infantino në FIFA

Letra e Armand Dukës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, thekson që vendimi vjen pas konsultimeve brendshme dhe zhvillimeve të fundit në qeverisjen e futbollit ndërkombëtar.

Redaksia ZHURMA 16:33 1 min lexim
FSHF revokon mbështetjen për Infantino në FIFA
FOTO · Foto: Armand Duka UEFA Headshot / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së Gianni Infantinofor një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s.

Në letrën e firmosur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino. Ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

"Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës" thuhet në njoftim.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet