FSHF detyron klubet të aktivizojnë një futbollist të vitit 2007
Lojtarët e lindur në 2007 duhet të luajnë të paktën 45 minuta
Tiranë — Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të detyrojë klubet e Superligës që të aktivizojnë një lojtar të lindur në vitin 2007 me pasaportë shqiptare. Ky detyrim i është pjesë e një vendimi për të miratuar situatën e futbollistëve të rinj në Shqipëri.
Disa specialistë kanë vite që e kërkojnë për një kohë të gjatë që edhe në futbollin shqiptar të kishte aktivizim me detyrim të lojtarëve të rinj, dhe të paktën pjesërisht kjo do të bëhet realitet. Pak kohë pasi miratoi afrimin pa kufizim të lojtarëve të huaj, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë një rregull që detyron klubet që të hedhin në fushë një futbollist të vitit të lindjes 2007 me pasaportë shqiptare.
Detyrimi nis që nga sezoni i ardhshëm. Kjo vlen në Superligë dhe në Kupën e Shqipërisë, adoleshenti me pasaportë shqiptare duhet të jetë titullar dhe të luajë të paktën 45 minuta. Në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe të Tretë, lojtari i lindur në 2007, jo vetëm që duhet të jetë në fushë që nga minuta e parë, por duhet ta luajë të gjithë ndeshjen, përveçse kur është i pezulluar, apo kur dëmtohet ose përjashtohet me të kuq.
Edhe zëvendësimi i tij duhet të bëhet me një lojtar që plotëson po këto kushte. Kjo mund të quhet “lulja e parë e Pranverës”, ndonëse shprehja popullore është që duhet më shumë se një lule që të vijë Pranvera. Nga ana tjetër, mbetet në fuqi vendimi për lojtarë të huaj pa kufizim në Superligë.
Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA