Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Franca sërish para protestave masive, masa të rrepta sigurie në Paris

Autoritetet franceze vendosin kufizime dhe rikthejnë oraret policore, ndërsa qeveria paralajmëron apelin ndaj vendimit të gjykatës për marshimin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Franca përgatitet për një tjetër valë tubimesh masive, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë masa të forta sigurie për të shmangur përsëritjen e trazirave dhe vandalizmave të shënuara gjatë javëve të fundit. Për shkak të frikës nga përshkallëzimi, në qendër të Parisit janë vendosur kufizime që lejojnë demonstratat vetëm në zona të caktuara jashtë saj, ndërsa në disa pjesë qendrore rikthehen edhe oraret policore të natës.

Franca sërish para protestave masive, masa të rrepta sigurie në Paris
Foto: botasot.info
Video · Top Channel Albania · YouTube ↗

Gjykata Administrative e Parisit ka lejuar zhvillimin e një marshimi nga Place de la Bastille drejt Place de la Nation. Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka bërë të ditur se qeveria do ta apelojë këtë vendim dhe ka paralajmëruar prani të shtuar të policisë në rrugë, duke theksuar rreziqet për rendin publik dhe pronat private. Gjatë fundjavës së kaluar, rreth 70 mijë efektivë u angazhuan për të parandaluar dhunën dhe plaçkitjet.

Protestat nisën fillimisht nga të rinjtë që kërkojnë personel dhe pajisje më të mira në shkolla, ndërsa nga mesi i tetorit lëvizjes iu bashkuar qytetarë që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës. Autoritetet presin që demonstratave t'u bashkohen qindra mijëra qytetarë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme