Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Pse nuk arriti Franca ta konkretizojë dominimin?

Bono priti penalltinë pas një ndërhyrjeje të Noussair Mazraoui, por Mbappe nuk mundi ta shfrytëzojë rastin

Redaksia ZHURMA 00:12 Përditësuar 07:19 1 min lexim
Pse nuk arriti Franca ta konkretizojë dominimin?
FOTO · Foto: Kylian Mbappe - France v Norway - 26 June 2026 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PARIS — Franca ka dominuar pjesën e parë ndaj Marokut, por rezultati ka mbetur i pandryshuar pas 45 minutave të para. Gjelat e nisën takimin me intensitet të lartë dhe që në minutën e katërt iu afruan golit, kur Dayot Upamecano u shkëput bukur pas një krosimi në zonë, por goditja e tij me kokë u ndal nga Bono, i cili reagoi në mënyrë fantastike. Momenti më i madh i pjesës së parë erdhi në minutën e 28-të, kur Franca fitoi penallti pas një ndërhyrjeje të Noussair Mazraoui, ndërsa gjyqtari Facundo Tello e konfirmoi vendimin edhe pasi rasti u rishikua në VAR.

Megjithatë, Kylian Mbappe nuk arriti ta shfrytëzojë rastin, pasi Bono e lexoi goditjen e tij drejt këndit të poshtëm të djathtë dhe e priti penalltinë. Franca vazhdoi të krijojë raste dhe Desire Doue u fut në zonë pas një aksioni individual në minutën e 35-të, por edhe tentativa e tij u ndal nga portieri maroken.

Burim: Shenja, https://shenja.tv/bono-pret-penalltine-e-mbappe-franca-nuk-arriti-ta-konkretizoje-dominimin/ — Redaksia ZHURMA

Komentet