Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë me dy ndryshime të detyruara
Publikohet 11-shja zyrtare e Kombëtares për duelinin vendimtar në Ligën e Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kombëtarja e Shqipërisë luan në udhëtim kundër Bjellorusisë në një duel vendimtar të grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjve u mjafton një pikë për të siguruar vendin e parë. Për këtë përballje, trajneri Rolando Maran ka bërë ndryshime në formacion të diktuara nga mungesat, pasi Ylber Ramadani është i pezulluar për shkak kartonësh dhe Ernest Muçi nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi.
Në vend të Ramadanit në mesfushë luan Juljan Shehu, ndërsa Arbër Hoxha merr vendin e Muçit në repartin ofensiv. Skuadra vjen në këtë takim me synimin për të mbyllur me sukses grupin dhe për të arritur rikthimin në Ligën B, si dhe një biletë për në play-off-in e EURO 2028.