Forcat “Shqiponja” kapin në Tiranë Alfred Hoxhën për vjedhje banese
Alfred Hoxha u arrestua pasi theu lejen pesëditore dhe nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë Alfred Hoxhën, i cili nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes pesëditore, një ngjarje e raportuar më parë. Hoxha ishte dënuar me katër vite burg për veprën penale të vjedhjes, nga të cilat kishte vuajtur tre vite dhe i mbetej edhe një vit për të shlyer. Sipas hetimeve, në këtë veprimtari kriminale dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe vëllai i tij, F. Hoxha, 42 vjeç, si dhe motra e tyre, E. K., 33 vjeçe, e cila punonte si sanitare në banesën e grabitur dhe dyshohet se u kishte siguruar një kopje të çelësit. Gjatë kontrolleve në banesë, policia ka sekuestruar një varëse dhe një unazë floriri, shuma parash, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes.