Foda paralajmëron debutimin e Kamberit dhe konfirmon mungesat ndaj Izraelit
Përzgjedhësi i Kosovës ka zbuluar ndryshimet në formacion para ndeshjes kundër Izraelit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar ndryshimet taktike dhe në përbërjen e skuadrës për përballjen e sotme kundër Izraelit, e cila nis nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjatë një lidhje direkte me gazetarin Andi Shabani, tekniku gjerman bëri të ditur se “Dardanët” do të paraqiten me fanellën tradicionale të kaltër, ndërkohë që skuadra do të ketë mungesa të rëndësishme në fushë.
Foda njoftoi se në këtë takim do të mungojnë Dellova dhe Hajradinaj, ndërsa konfirmoi se Lindrit Kamberi do të regjistrojë debutimin e tij me fanellën e kombëtares. Duke shprehur besim të plotë te futbollistët e përzgjedhur, ai theksoi se ekipi synon vetëm triumfin në këtë duel. «Ka disa ndryshime taktike dhe sa u përket lojtarëve. Sot kemi ndryshime taktike në formacion. Natyrisht, na mungojnë Dellova dhe Hajradinaj. Lindrit Kamberi sot do të debutojë. Secilit prej lojtarëve i besoj dhe, po, definitivisht presim fitore», deklaroi Foda.