Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:26 Diferenca e moshës nuk është pengesë për lidhje të shëndetshme08:10 PDK proteston para Qeverisë, asamblistët e Mitrovicës bashkohen aktivitetit08:06 Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për vendime të Qeverisë08:01 Kurset e kembimit: Dollar 78.7/79.7 lekë, Euro 92/92.7 lekë07:53 Wikoff: KFOR nuk vendos për hapjen e urës mbi Ibër, vendimi i BE-së dhe Kosovës07:51 Eronita: "Qikita jem e bukur" për Tarën pas lindjes së djalit07:47 Dokumente CIA tregojne katër baza detare sovjete në Shqipëri, dy në Vlorë dhe Sazan07:41 Kosova mposhtet 42:21 nga Egjipti në Lojërat Mesdhetare Taranto 202607:35 Rigjykimi i Glauk Konjufcës fillon sot për gaz lotsjellës në Kuvend07:31 Ministria e Infrastrukturës kundon kamionet mbi 20 tone ne autoudhe merkuren nga 11:00-…
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport KOS

Ku po shkon Fisnik Asllani?

Sulmuesi kosovar është në qendër të një lëvizjeje të madhe, por dëshira e tij për Barcelonën po e vonon një transferim te Borussia Dortmund

Redaksia ZHURMA 15:43 Përditësuar 17:39 1 min lexim
Ku po shkon Fisnik Asllani?
FOTO · Foto: Simon Mannweiler / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Fisnik Asllani, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, mund të jetë në qendër të një lëvizjeje të madhe këtë verë, por dëshira e tij për të veshur fanellën e Barcelonës po e vonon një transferim të mundshëm te Borussia Dortmund. Mediet gjermane raportuan javët e fundit se Dortmundi kishte arritur marrëveshje për transferimin e Asllanit, me klubin gjerman që ishte i gatshëm të aktivizonte klauzolën e lirimit të sulmuesit.

Megjithatë, sipas “Sport.es”, është vetë lojtari ai që ka ndalur përkohësisht negociatat, pasi ende shpreson për një ofertë nga Barcelona. Klubi katalunas thuhet se po kërkon përforcime në repartin ofensiv, përveç interesimit për Julian Alvarez, veçanërisht në rast se Ferran Torres largohet drejt Paris Saint-Germain.

Sipas raportimit, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, e preferon Asllanin para sulmuesit serb Dusan Vlahovic. Megjithatë, fjala përfundimtare do t’i takojë trajnerit Hansi Flick. “Opsioni i preferuar nga drejtori sportiv është Asllani, një lojtar që ka shkëlqyer në Bundesligë dhe ka një klauzolë lirimi prej 29 milionë eurosh”, thuhet në raport.

Ndërkohë, Dortmundi vazhdon ta kërkojë sulmuesin kosovar, por Asllani raportohet se po pret një mundësi për të realizuar ëndrrën e tij – transferimin te Barcelona.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/fisnik-asllani-enderron-barcelonen-kjo-eshte-arsyeja-pse-po-vonohet-kalimi-te-dortmundi/

— Redaksia ZHURMA

Komentet