Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Filmi Mother i Teona Strugar Mitevskës hap edicionin e TIFF

Filmi Mother hap edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

STRUGË — Filmi “Mother”, me regji të regjisores nga Maqedonia e Veriut, Teona Strugar Mitevskës, do të hapë edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival (TIFF). Ngjarjet e vendosura në Kalkutë në vitin 1948 sjellin një portret të Nënë Terezës në një moment vendimtar të jetës së saj.

Filmi Mother i Teona Strugar Mitevskës hap edicionin e TIFF
Foto: Wikimedia Commons

Filmi ka pasur premierën si film hapës i seksionit Orizzonti në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia dhe është vlerësuar me Çmimin për Kontributin më të Mirë Artistik në Tokyo International Film Festival. Në premierën kombëtare në Tiranë do të marrin pjesë regjisorja Teona Strugar Mitevska dhe producentja Labina Mitevska.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →