Vazhdo leximin
e martë, 13 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Filmi Dua dhe Pinea Matoshi fitojnë tri çmime në festivalin WaHFF

Filmi artistik i Blerta Bashollit është shpërblyer me tri çmime në edicionin e katërmbëdhjetë të WaTerloo Historical Film Festival.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Filmi artistik i regjisores Blerta Basholli, i titulluar “Dua”, është shpërblyer me tri çmime në edicionin e katërmbëdhjetë të WaTerloo Historical Film Festival.

Filmi Dua dhe Pinea Matoshi fitojnë tri çmime në festivalin WaHFF
Foto: kultplus.com

Pinea Matoshi, e cila luan rolin e adoleshentes në këtë film, është vlerësuar me çmimin si aktorja më e mirë në këtë festival. Ndërkohë, filmi është vlerësuar gjithashtu me dy çmime të tjera, përkatësisht çmimin për rikonstruksionin më të mirë artistik dhe çmimin e jurisë së të rinjve.

WaTerloo Historical Film Festival mbahet në Blegjikë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →