Zhurma Press E Mërkurë · 09 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:12 Senera Hoxha: Tradhtia është vijë e kuqe, nuk bëj kompromis07:02 Drita Maliqi Zunçe, nga mësimdhënësja te nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë06:50 Inspektorati mbyll restorantin dhe hotelin "Liqeni i Dukagjinit" në Gjakovë06:46 Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së në Prishtinë06:40 Selin Bollati reagoi pretendimeve të Rogert Tërkajt për pakt të fshehtë në Big Brother06:31 Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit, Klodiana Spahiu emërohet ministër Shëndetësie06:27 Portali 9/9 hapet: Tri shenja hyjnë në fazë pa kthim06:22 Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë06:17 Pesë persona arrestohen për dyshim tjetërsimi pronë 1,5 milion euro në Fushë Kosovë06:11 Bebe Rexha shkëlqen në galën amfAR në Venecia
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport MKD

Filloi Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Sezoni 2026/2027 do të ketë dhjetë ekipe, dy më pak se vitet e kaluara

Redaksia ZHURMA 13:47 Përditësuar 15:21 1 min lexim
Filloi Liga e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut
FOTO · Foto: National Arena Philip II, Skopje (50352013308) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SKOPJË — Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut këtë javë do të zhvillojë xhiron e parë për sezonin 2026/2027, sezon i cili do të ketë ndryshime. Këtë vit do të garojnë vetëm dhjetë ekipe, dy më pak se vitet e kaluara.

Ndeshja e parë u zhvillua në Kavadari, ku Tikveshi arriti të shpartallon Arsimin me rezultat 5:1. Sot do të përballen dy ndeshje tjera, Struga kundër Shkëndijës dhe Vardari kundër Bregallnicës.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në ora 17:00. Xhiro e parë do të përmbyllet të dielën me dy ndeshjet tjera. Sileksi do të pret Bashkimin prej orës 17:00, ndërsa Shkëndija do të pret Skopjen prej orës 19:00.

Në krahasim me vitin e kaluar kur luheshin nga gjashtë ndeshje në çdo xhiro, këtë vit do të luhen vetëm pesë ndeshje. Ekipet që do të luajnë këtë vit në Ligën e Parë janë: Shkëndija, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija e Haraçinës, Vardari, Bregallnica, Skopje, Sileksi dhe Tikveshi.

Për herë të parë në Ligën e Parë u kualifikua Shkëndija e Haraçinës, ndërsa ndeshjet pritet t’i zhvillojë në stadiumin e Çairit. Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Burim: Portaleb

— Redaksia ZHURMA

Komentet