Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Fier: Edukatorja dhe nëna e fëmijës në ndjekje penale

Policia ka proceduar penalisht një edukatore 44-vjeçare dhe nënën 29-vjeçare të një fëmijë 4-vjeçar, pasi dyshohet për keqtrajtim dhe dhunë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FIER — Policia ka proceduar penalisht dy gra në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar në kopsht, ndërsa nëna e tij, 29 vjeçare, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores. Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy gratë, përkatësisht edukatoren me inicialet E. P. dhe nënën me inicialet E. L., të dyja banuese në Fier. Dyshohet se edukatorja ka keqtrajtuar fëmijën në kopsht, ndërsa nëna e tij ka marrë hak duke ushtruar dhunë ndaj 44-vjeçares. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Fier: Edukatorja dhe nëna e fëmijës në ndjekje penale
Foto: javanews.al

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →