Pse FFM-ja ndalon ekipet me borxhe nga kampionati?
Bordi Drejtues i Federatës vendosi të zbatojë masë ndaj klubeve me detyrime të papaguara ndaj institucionit.
SHKUP — Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë vendosi të zbatojë një masë të ashpër: klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë që kanë detyrime të papaguara ndaj Federatës nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garën e sezonit të ardhshëm. Ky vendim u miratua në seancën më të fundit të Bordit.
Sipas raportimit, klubet e Ligës së Parë me borxhe nuk do të mund të luajnë, ndërsa ato e Ligës e Dytë nuk do të marrin pjesë as në shortin për sezonin e ri. Federata sqaroi se ka ekipe që nuk kanë shlyer obligimet e tyre financiare.
Në sezonin 2026/2027, në Ligën e Parë do të garojnë 10 ekipe: Shkëndija, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija e Haraçinës, Vardari, Bregallnica, Skopje, Sileksi dhe Tikveshi. Sezoni do të fillojë më 25 korrik dhe do të përfundojë më 23 maj.
Në Ligën e Dytë do të marrin pjesë dy ekipe shqiptare: Shkupi, i eliminuar nga Ligja e Parë, dhe Kamjani, i kualifikuar nga Ligja e Tretë. Ndeshjet në Ligën e Dytë fillojnë më 15 gusht.
Bordi Drejtues miratoi gjithashtu tarifat e regjistrimit për klubet e Ligave të Parë dhe të Dytë për sezonin garues 2027/2028. Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.