Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa MKD

Çarshia e Shkupit nis festivalin e parë ndërkombëtar të muzikës klasike

Nën drejtimin artistik të Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti, me koncerte në Suli han dhe Kurshumli han

Redaksia ZHURMA 12:07 Përditësuar 16:13 1 min lexim
Çarshia e Shkupit nis festivalin e parë ndërkombëtar të muzikës klasike
FOTO · Foto: Suli han / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Në organizim të Komunës së Çairit, nga sot deri më 26 korrik do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës 'Çarshia'. Festivali do të sjellë përmbajtje të nivelit të lartë muzikor në një nga hapësirat më të rëndësishme historike në Shkup. Në kuadër të programit katërditor do të performojnë artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa koncertet do të mbahen në hapësirat autentike të Suli hanit dhe Kurshumli hanit, duke e shndërruar Çarshinë e Vjetër të Shkupit në skenë të muzikës klasike dhe dialogut kulturor.

Kryetari i Komunës, Izet Mexhiti, thotë se festivali paraqet një iniciativë të re kulturore të Komunës së Çairit, e krijuar me qëllim të vendosjes së një tradite të re artistike që do të afirmojë muzikën klasike, do ta forcojë bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar dhe do ta promovojë trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Sipas sopranos dhe bashkëdrejtoreshës artistike, Dëshira Ahmeti, festivali ka potencial të bëhet një platformë e rëndësishme kulturore rajonale. Drejtoresha artistike Inva Mula vlerësoi se ambienti historik i Çarshisë së Vjetër të Shkupit përbën një skenë të jashtëzakonshme për muzikën klasike.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Komentet