Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Fenerbahçe arrin marrëveshje me Sergio Conceiçãon

Klubi turk ku luan Vedat Muriqi ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të Ismail Kartalit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Sergio Conceiçãon për ta emëruar në krye të shtabit teknik, ndërsa trajneri portugez është ftuar të udhëtojë drejt Stambollit për të finalizuar bisedimet, shkruajnë mediumet turke. Skuadra nga Stambolli, ku luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nisi kërkimet për një drejtues të ri pas ndarjes nga Ismail Kartali. Sipas burimeve, Kartali u largua pas humbjes në derbin kundër Galatasarayt, ndërsa Koha shton se ai kishte dhënë dorëheqje ditë më parë.

Fenerbahçe arrin marrëveshje me Sergio Conceiçãon
Foto: veriu.info

Gjatë procesit të kërkimit të trajnerit, klubi turk kërkoi edhe mendimin e Jorge Jesusit, i cili dha një rekomandim pozitiv për bashkëkombësin e tij. 51-vjeçari Conceiçao vjen pas angazhimit te klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad, të cilin e drejtoi nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në qershor. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar edhe Milanin, ku fitoi Superkupën e Italisë gjatë edicionit 2024/25, si dhe Porton, me të cilën fitoi tri herë titullin e kampionit dhe katër herë Kupën e Portugalisë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme