Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Fëmijët e Robin Williams rikthejnë llogarinë e tij në Instagram

Tre fëmijët e aktorit të ndjerë kanë rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila kishte qëndruar e heshtur për më shumë se një dekadë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Tre fëmijët e Robin Williams, Zak, Zelda dhe Cody, kanë rikthyer llogarinë e aktorit në Instagram, e cila kishte qëndruar e heshtur për më shumë se një dekadë. Në një postim të publikuar këtë javë, ata thanë se synojnë ta shndërrojnë llogarinë në një hapësirë “të sigurt dhe të besueshme”, ku fansat mund të gjejnë histori, fotografi, video dhe kujtime që lidhen me jetën dhe karrierën e aktorit.

Foto: Wikimedia Commons
Foto: Wikimedia Commons

“Ndërsa kujtojmë atë që do të ishte viti i 75-të i babait tonë, jemi mirënjohës që shohim breza të rinj duke zbuluar punën e tij, ndërsa fansat e vjetër vazhdojnë të festojnë gëzimin që ai solli në jetën e tyre”, shkruajnë fëmijët e tij. Ata shtuan se, me zhvillimin e teknologjisë, duan që kjo hapësirë të shërbejë për të ruajtur trashëgiminë e Williams-it me autenticitet, ngrohtësi dhe kujdes.

Postimi i fundit në llogarinë e Robin Williams ishte publikuar më 31 korrik 2014, pak ditë para vdekjes së tij. Williams u nda nga jeta më 11 gusht 2014, në moshën 63-vjeçare. Rikthimi i llogarisë vjen edhe në një kohë kur familja e tij ka shprehur shqetësim për përdorimin e inteligjencës artificiale për të imituar aktorin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme