Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Fan Noli emërohet peshkopi i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare — 27 korrik 1919

Sinodi rus e mbështeti vendimin, që diaspora shqiptare në ShBA e priti me entuziazëm më 27 korrik 1919.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

BOSTON — Më 27 korrik 1919, Fan Noli u emërua peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare nën mbështetjen e Sinodit rus. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara përshëndeti emërimin me entuziazëm; bashkatdhetarët kumbonin me parrulla si "E duam sot Peshkop, mjaft duruam talljet e të tjerëve. Tani të vishet Peshkop!"

Fan Noli emërohet peshkopi i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare — 27 korrik 1919
Foto: Holy Trinity Albanian Orthodox Church - South Boston, Massachusetts - DSC08858 / Wikimedia Commons

Nën këtë rol, Noli nuk reshti së punuari për komunitetin e tij, jo vetëm si klerik, por duke milituar edhe për çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte pjesëmarrja në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Ai i përfaqësoi shqiptarët e Shteteve të Bashkuara edhe si kryeredaktor i gazetës "Dielli" në Boston.

Noli ishte edhe themelues i revistës "The Adriatic Review" dhe kryetar i Federatës "Vatra" (1917-1918). Më vonë, ai mori edhe administrimin dhe drejtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme