Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Etno Fest-i 16 hapet në Kukaj me temën e kujtesës

Ideatori Fadil Hysaj hapi natën e parë krahas ekspozitës së Ferid Morinës 'Polifonia e Dritës'.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

KUKAJ — Në kompleksin e “Etno Fest”-it në Kukaj nisi edicioni i 16 i festivalit, këtë herë me temën e kujtesës. Ideatori Fadil Hysaj hapi natën e parë mbi skenografinë e ekspozitës së Ferid Morinës “Polifonia e Dritës”.

Etno Fest-i 16 hapet në Kukaj me temën e kujtesës
Foto: Kukaj, Prishtinë, Kosovo 2026 -2 / Wikimedia Commons

Gjatë fjalës së Hysajt, nga një objekt jo larg kompleksit dëgjohej muzikë tallava, e cila binte ndesh me frymën e festivalit. Këtë e regjistroi edhe Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, e cila e hapi festivalin me premtimin se mbështetja do të shtohet, që vitin e ardhshëm të mos ketë përzierje zërash tallava me tingujt e violonçelës.

Mysafirët vizituan instalacionet “Eksodi 99” dhe “Karrigia e stomatologut”, që preknin dëbimin me dhunë dhe fitimin e jetës nga puna në fund të shekullit në Kosovë. Rrëfimi vazhdoi në amfiteatrin e vogël me pianisten Lira Nuredini, familja e së cilës i kishte dhuruar pianon “Etno Fest”-it.

Lule Elezi me lojë brilante në piano përcolli ritualin e stolisjes së nuses nga Aziza Shafitoviq, me motive ilire, si kujtesë e përkatësisë identitare të kombit. Programi vazhdoi me shfaqjen “Mysafiri”, të autorit Fadil Hysaj, me elemente ikonike të mikpritjes: nga fjala “Mirë se të ka pru zoti” te pjekja dhe shtruarja e bukës për mysafirin.

Pjesa epike u shpërfaq përmes lahutës së Mustafë Ramajt. “Para bukës jemi të gjithë të njëjtë sepse uria është e njëjtë për të gjithë”, shpërfaqej në shfaqje. Mikpritja, kështu, bëhet identitet dhe jo thjesht traditë — “Mysafiri” bëhet pjesë e familjes, një barazi trajtimi që sot po shpërfytyrohet.

Shfaqja u mbyll me bukën e çerepit nën muzikën e Memli Kelmendit, e përcjellë nga kavalli i Vendim Kapajt, që të çon deri te zëri antik që regjistroi edhe filmi epik i sallës. Pastaj erdhi okarina me artistët italianë nga Bolinja, Leonardo, Roberto e Alberto, që ekzekutuan komponime të Ennio Morricone e James Horner.

Për tetë netë, galeritë prijnë instalacione e ekspozita: “Eferveshenca kolektive” e Mentor Berishës, “Pema Hyjnore” e Gazmend Çitakut, “Çrregullimet e sakta” të Arben Shalës e vizatimet e Berat Hasanit. Nata e parë u mbyll me gatime tradicionale dhe këngën e interpretuar nga Edona Reshitaj; nata e dytë vijon sot me muzikë korçare, vargje të Fishtës e danc modern.

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme