Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ernest Muçi mungon në ndeshjen ndaj Bjellorusisë pas dëmtimit

Futbollisti pogradecar do të mungojë për Kombëtaren, ndërsa tifozët e Trabzonsporit kanë shpërthyer ndaj lojtarit finlandez Miro Tenho.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ernest Muçi do të mungojë për Kombëtaren në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Edhe pse ai vazhdoi të luante për disa minuta pas ndërhyrjes së rëndë që pësoi nga lojtari i Finlandës, Miro Tenho, situata u vlerësuar ndryshe pas përfundimit të ndeshjes. Ngjarja ndodhi në stadiumin «Air Albania», ndërsa Finlanda po mposhtej me rezultatin 2-0. Tenho u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për ndërhyrjen e rrezikshme ndaj sulmuesit kuqezi.

Ernest Muçi mungon në ndeshjen ndaj Bjellorusisë pas dëmtimit
Foto: balkanweb.com

Pas këtij incidenti, tifozët e klubit turk Trabzonspor kanë shpërthyer në reagime të ashpra kundër futbollistit finlandez. Muçi luan si yll te skuadra e Trabzonsporit, e cila është duke luftuar për titullin kampion në kampionatin turk.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme