Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në objekte në Drenas, komuna bën thirrje

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, ndërsa komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve. Si pasojë e motit të keq, në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, dëmtime serioze të kulmit janë evidentuar edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen.

Erërat e forta shkaktojnë dëme në objekte në Drenas, komuna bën thirrje
Foto: klankosova.tv

Nga komuna kanë reaguar përmes një njoftimi, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara. Gjithashtu, është kërkuar që qytetarët të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet, ndërsa është theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet.

Video · Ekonomia Online · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme