Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Pse 30 vjet karrierë e Engin Uzun në Shkup?

Fotografi turk me prejardhje nga Shkupi ekspozon në ambientet historike të Kurshumli Anit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Ekspozita e fotografit të njohur turk me prejardhje nga Shkupi, Engin Uzun, e titulluar "Bëhu dëshmitar" shënon 30-vjetorin e karrierës së pasur të artistit. Përtej vlerave të larta kulturore, ekspozita solli edhe momente plot emocion, ku fotografi Uzun, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, e cilësoi këtë ngjarje në vendlindjen e të atit si një kompensim shpirtëror për shëndetin e tij.

Pse 30 vjet karrierë e Engin Uzun në Shkup?
Foto: Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

Ekspozita e fotografit Engin Uzun do të jetë e hapur për vizitorët deri më 21 korrik. "Shkupi është vendi ku gjej më së shumti qetësi shpirtërore pas Mekës dhe Medinës në rruzullin tokësor sepe është vendlindja e babait tim. Është një qytet me të cilin jam i ndërlidhur shpirtërisht. Sot do e kemi mundësinë të gjithë të dëshmojmë në rrugëtimin tim tre dekadësh, fotografi që I kam shkrepur gjatë kësaj kariere 30 vjeçare, është një përzgjedhje e shkëlqyer", thotë Uzun.

Unë jam I sëmurë, kam kancer në pankreas, në fazën e tretë dhe kam patjetër të them që jeta ishte e tillë. I madhi Zot ju jep diçka, ju merr diçka por e kompenzon atë me një gjë tjetër. Kjo ngjarje e sotme mund të them që është një kompenzim për shëndetin tim të dëmtuar".

Burim: Alsat-M
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme