Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Emily Watson rrëfen fëmijërinë e vështirë: Aktrimi më shpëtoi

Aktorja britanike ka folur për fëmijërinë dhe rrugëtimin e saj drejt aktrimit gjatë një Masterclass-i.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Aktorja britanike, Emily Watson, ka folur hapur për fëmijërinë dhe rrugëtimin drejt aktrimit gjatë një Masterclass-i në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku është presidente e jurisë së programit garues. Watson tregoi se është rritur në një komunitet fetar shumë të rreptë, ku ishte e ndaluar të dëgjoje muzikë popullore apo të lexoje libra. Ajo i bënte këto gjëra fshehurazi dhe e përshkroi aktrimin si diçka që e kishte shpëtuar.

Emily Watson rrëfen fëmijërinë e vështirë: Aktrimi më shpëtoi
Foto: Wikimedia Commons

Aktorja tregoi se universiteti ishte mënyra e saj për t’u larguar nga ajo organizatë dhe më pas vendosi të ndiqte shkollën e dramës. Watson foli edhe për rolin e saj në filmin “Breaking the Waves” të Lars von Trier, duke thënë se vendosi ta pranonte rolin sepse ndjeu një ndjesi të jashtëzakonshme lirie.

Gjatë karrierës, Watson ka interpretuar në filma, seriale dhe teatro të shumta, është nominuar dy herë për Oscar dhe në vitin 2015 u nderua me titullin OBE për kontributin në artet dramatike.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme