Eman Rrahmani shpreh pendim për ardhjen e Kurtit në pushtet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se i vjen keq për angazhimin e tij të mëparshëm.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Eman Rrahmani, i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur pendim për angazhimin e tij në këtë subjekt politik. Gjatë një paraqitjeje në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka thënë se i vjen keq për çdo hap që ka bërë që Kurti të vijë në pushtet.
«Ka qenë për qëllime të mira. E vërtetë që jemi mashtruar, sepse premtimet kanë qenë të rrugës që do të ishte Kosova. Ka keqpërdorë me ato dhe ka keqpërdorur besimin e secilit. Është për keqardhje, por s’e kemi mendjen të dorëzohemi e as të ndalemi», tha Rrahmani.
Tani, Eman Rrahmani është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.