Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dëshmia e Ledion Ballës për dhunën në protestë nga policia

Ledion Balla rrëfen dhunën e pësuar nga punonjësit e policisë gjatë protestës dhe trajtimin në Spitalin e Traumës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ledion Balla, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës pasi u dhunua nga katër punonjës të Policisë së Shtetit, ka rrëfyer përvojën e tij për emisionin investigativ. Ai ka treguar se ka qenë në një lokal dhe është përpjekur të largohej, por rruga ka qenë e bllokuar, duke shtuar se nuk ka qenë pjesë e protestës. «Isha aty në lokal dhe nisa një herë të iki. Pastaj s’kisha ku shkoja se ishte rruga e bllokuar. Ndëjta dhe vetëm kur ndjeva që u përplasa diku. Fuqishëm», ka deklaruar ai, duke shtuar se «Po nuk vritet njeriu kot».

Dëshmia e Ledion Ballës për dhunën në protestë nga policia
Foto: indeksonline.net

Nëna e tij ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore se atij i është futur hekur nga gjuri e deri poshtë dhe se është në fazën e rikuperimit, duke theksuar se nuk i janë dëmtuar lëkura apo enët e gjakut, por vetëm kocka. Gjatë vizitës në spital, kryeinfermieri ka kërkuar largimin e bashkëpunëtores së emisionit investigativ me pretendimin se ekziston një urdhër që Ledioni të mos flasë me askënd.

Për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka pezulluar katër punonjësit që e morën në krahë Ledionin, si dhe shefin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1. Ndërkohë, gjatë përpjekjeve për të marrë një prononcim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, nuk ka dhënë shpjegime dhe ka thënë vetëm «Mirupafshim», ndërsa gazetarja dhe operatori janë larguar me forcë nga punonjës të tjerë në afërsi të kryeministrisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →