Zhurma Press E Enjte · 03 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:44 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa MKD

Ekspozita artistike në Çifte Hamam

Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut hap dy ekspozita artistike.

Redaksia ZHURMA 07:39 1 min lexim
Ekspozita artistike në Çifte Hamam
FOTO · portalb.mk Arkivi ZHURMA

Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim nga ora 19:00, në Çifte Hamam, do të hapë dy ekspozita artistike-"Inspirim" dhe "Mesazh në shishe", të dyja nën kurimin e Narona Luma Veselit.

Ekspozitat do të sjellin para publikut veprat e Bardha Buzës, Merita Myderrizi-Malokut, Vjosa Bujari-Maliqit dhe artistit të njohur të mozaikut Saimir Strati.

Bardha Buza, Merita Myderrizi-Maloku dhe Vjosa Bujari-Maliqi do të prezantohen me ekspozitën "Inspirim", ku tri artiste, përmes tri gjuhëve të ndryshme piktorike, ndërtojnë botë që lidhen me kujtesën, natyrën, emocionin dhe përvojën njerëzore.

Ekspozita "Mesazh në shishe" e artistit Saimir Strati pritet të tërheqë vëmendje të veçantë, me vepra monumentale me materiale të pazakonta.

Burimet: Portalb (klaster 1 outlets).

Komentet