Edvin Rrahmani shënon supergol për Rapid Wien
Telenti kosovar 17-vjeçar bëri paraqitjen fantastike në Austri
Edvin Rrahmani, një talent nga Dragashi, po vazhdon me paraqitje fantastike në Austri. Ai ka shënuar një supergol me skuadrën e Rapid Wienas, shkruan IndeksOnline. Rrahmani, 17-vjeçari, ndali për mrekulli topin dhe me një gjuajte fantastike e la pa shpres portierin kosovar. Rrahmani më parë kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale me Rapidin, por këtë sezon do të luajë në ekipin e dytë. Edvini shihet si një futbollistë i cili ka potencial dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA