Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 10:57 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport KOS

Ku do të shkojë Edon Zhegrova?

Pse Fiorentina po shqyrton mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit?

Redaksia ZHURMA 10:17 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Ku do të shkojë Edon Zhegrova?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

FIRENCA — E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, ndërsa në garë për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës ka hyrë edhe Fiorentina. Sipas raportimeve të “Football Italia”, klubi nga Firenca po shqyrton mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit, i cili nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e dëshiruara në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi.

Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille, por një lëndim serioz dhe konkurrenca e madhe në repartin ofensiv bënë që ai të kishte një sezon zhgënjyes, duke regjistruar vetëm 19 paraqitje në Serie A, kryesisht si zëvendësues, pa arritur të shënojë apo të asistojë.

Përveç Fiorentinës, në javët e fundit interesim për futbollistin kosovar kanë shfaqur edhe disa klube turke. Megjithatë, Fiorentina shihet si një opsion që mund t’i ofrojë Zhegrovës mundësinë për të mbetur në Serie A dhe për të rigjetur formën që e bëri një nga lojtarët më të spikatur të Kosovës dhe Lille.

Burim: Lajmi.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm