Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas rumun ka plagosur me thikë ish-partneren dhe partnerin e saj aktual.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një incident i rëndë dhune në familje ka ndodhur në zonën e Lavrios, 50 kilometra në jug të Athinës. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, ndërsa burimet e tjera e vendosin ngjarjen një çerek orë pas mesnatës të së enjtes. Autori, një shtetas rumun 32 vjeç, ka hyrë me një shkallë në banesën e viktimave dhe pasi ka thyer dritaren me një vare ose çekiç, ka depozituar sulmin ndaj ish-gruas së tij 32-vjeçare dhe partnerit të saj aktual, shtetasit grek me origjinë shqiptare, 33-vjeçarit të quajtur Klevis Tite. Sipas raportimeve, autori fillimisht ka debatuar me të dy para se t'i plagoste me thikë.

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj
Foto: telegrafi.com

Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe mori lëndime të rënda, ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale. Të dy të plagosurit u dërguan fillimisht në spitalin Asklepieion në Voula. Për shkak të gjendjes më serioze, gruaja u transferua më vonë në spitalin Evangelismos, ku gjendet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Gjatë këtij incidenti tragjik, në banesë ndodheshin dy fëmijët e mitur të 32-vjeçarit rumun dhe ish-partneres së tij, përkatësisht të moshës 1.5 dhe 2.5 vjeç, si dhe 1 dhe 2 vjeç sipas burimeve të tjera. Fëmijët u zgjuan nga përleshja, u tronditën nga ngjarja që ndodhi para syve të tyre dhe ikën nga shtëpia të frikësuar, ndërsa më vonë u morën në gjendje shoku prej psikologëve.

Autoritetet dhe burimet mediatike shtojnë se gruaja e kishte denoncuar të paktën pesë herë autorin për akte dhune dhe kërcënime në të kaluarën. Madje, asaj i ishte vendosur në telefon edhe një sistem i quajtur «panic buto», një sistem që lajmëron online forcat e rendit sa herë që personi që e disponon rrezikohet nga personi i denoncuar. Gjithashtu, raportohet se autori kishte pesë kallëzime në të kaluarën për dhunë në familje dhe më 3 shtator ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në momentin e ngjarjes, një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për t'i shpëtuar viktimat dhe njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje brenda dy minutave.

Pas ndërhyrjes, autori 32-vjeçar u arrestua dhe u soll në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Lavreotiki, ku u arrestua për tentativë vrasjeje. Pritet që ai të dërgohet në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme