Zhurma Press E Shtunë · 19 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
01:39 Onkologu zbulon 5 zakonet që i shmang për të ulur rrezikun e kancerit01:34 Maskë me dredhëz, mjaltë dhe kos për të larguar skuqjen nga lëkura01:30 Protestuesit marshojnë drejt selisë së EULEX-it pas tubimit në Prishtinë01:25 Onkologu ndan pesë zakonet që duhen shmangur për shëndet më të mirë01:09 Ekspozita me 30 fotografi të Nënë Terezës çelet në COD01:05 Banesa e kardinalit Ernest Simoni në Firence grabitet gjatë mungesës së tij00:54 Benita shqetëson fansat me foto nga shtrati i spitalit00:50 Endrit Thaçi e Klestor Veseli udhëheqin protestën kundër aktgjykimit të Hagës00:45 Përleshje në Mitrovicë, lëndohen dy persona dhe arrestohet një i dyshuar00:39 Tension pas Vllaznia-Teuta, thyhen xhamat e autobusit durrsak
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Dy infermierë ndalohen në Prizren për përvetësim të 2.282 euro

Masa e ndalimit 48-orëshe; hetimet nisën në qershor 2026 dhe mund të zgjerohen në periudha të tjera kohore.

Redaksia ZHURMA 16:41 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Dy infermierë ndalohen në Prizren për përvetësim të 2.282 euro
FOTO · Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRIZREN — Prokuroria Themelore në Prizren ndaloi dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë qytet, nën dyshimin për veprën penale të "Përvetësimit në detyrë". Ata dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbime shëndetësore.

Sipas hetimeve të deritanishme, kryeinfermieri Xh.B. ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1.250 euro, ndërsa infermieri B.R. 1.032 euro. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të dyshuara të përvetësuara arrin në 2.282 euro, thuhet në njoftimin e Prokurisë.

Përvetësimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë orarit të punës, konkretisht në ndërrimet e natës në QKMF-Prizren, në periudhat nga muaji gusht deri nëntor 2024, si dhe nga muaji shkurt deri dhjetor të vitit 2025. Hetimi ka nisur në qershor 2026, me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Pas intervistimit në prani të mbrojtësve, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Prokuroria Themelore do të vlerësojë kërkesën për sigurimin e pranisë së të pandehurve, ndërsa nuk përjashton zgjerimin e hetimit në periudha të tjera kohore.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Komentet