Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Dy futbolliste të KFV Prishtina në provat e Yverdon Sport Women

Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha udhëtojnë për të nisur sezonin e ardhshëm në Zvicër

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Dy futbolliste të KFV Prishtina në provat e Yverdon Sport Women
FOTO · Ilustrim · Arena Kombëtare, Tiranë (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Dy prej futbollisteve kyçe të KFV Prishtina, Aurora Cakolli dhe Liza Hoxha, kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të nisur një periudhë prove dyjavore me Yverdon Sport Women, duke shënuar kapitullin e parë konkret të partneritetit strategjik ndërmjet dy klubeve dhe duke hapur një rrugë të re për futbollistet e Kosovës drejt futbollit evropian.

Partneriteti ndërmjet KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women po dëshmon se mund të krijojnë mundësi konkrete për një brez të ri futbollistesh. Erlinda Orllati, drejtoresh e kompanisë Orllati, thotë se ky vizion afatgjatë dëshmon se investimi në talentet e reja nuk kufizohet vetëm në mbështetje financiare, por shndërrohet në mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndërkombëtarizim të karrierës së tyre.

KFV Prishtina ka shprehur mirënjohje për Yverdon Sport Women për besimin e treguar ndaj futbollisteve kosovare, si dhe për kompaninë Orllati dhe Erlinda Orllatin, angazhimi i të cilëve po dëshmon se partneritetet e ndërtuara mbi vizion dhe besim mund të krijojnë mundësi konkrete për një brez të ri futbollistesh.

Yverdon Sport Women është një nga klubet më të mirënjohura të futbollit zviceran dhe është pjesë e Grupit A të Superligës zvicerane. Nëse Aurora dhe Liza do të binden me klubin zviceran, ato mund ta nisin sezonin e ardhshëm si pjesë e ekipit zviceran, duke bërë hapin më të madh në karrierën e tyre sportive.

Partneriteti ndërmjet KFV Prishtina dhe Yverdon Sport Women tashmë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje bashkëpunimi mes dy klubeve. Ai po shndërrohet në një model të ri zhvillimi për futbollin e vajzave në Kosovë, duke krijuar një korridor të drejtpërdrejtë drejt futbollit evropian dhe duke dëshmuar se talenti kosovar, kur mbështetet me vizion dhe partnerë të duhur, mund të arrijë në nivelet më të larta të sportit.

Burim: Telegrafi

Të ngjashme

Diaspora →