Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Ku shënon Dukagjin Lipa një sukses të ri?

Pjesëmarrja e tij vërteton se Prishtina tashmë është një destinacion që nuk duhet humbur për adhuruesit e festivaleve botërore

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Dukagjin Lipa, një nga emrat më me ndikim në industrinë botërore, do të jetë folës kryesor në panelin e liderëve të industrisë në Samitin Ndërkombëtar të Muzikës (International Music Summit – IMS) në Ibiza. Ky samit është ngjarja kryesore globale për industrinë e muzikës elektronike dhe do të mbahet në Cala Llonga, Ibiza.

Ku shënon Dukagjin Lipa një sukses të ri?
Foto: Ilustrim · Berlin- Grand piano at the Konzerthaus - 4211 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Nën temën qendrore “Reclaim The Dancefloor” (Rikthimi në Pistën e Vallëzimit), samiti i këtij viti do të mbledhë mbi 200 zëra me ndikim në industri për të diskutuar të ardhmen e muzikës, ndikimin e inteligjencës artificiale dhe ndryshimin e sjelljeve të audiencës globale.

Si njohje e rëndësishme e suksesit të jashtëzakonshëm të Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa do të ndajë përvojën e tij në krijimin e një destinacioni të ri muzikor në zemër të Ballkanit. Ky përfaqësim shërben si një akt i fuqishëm i diplomacisë kulturore, duke e ripozicionuar Kosovën në hartën botërore jo më si një vend në tranzicion, por si një adresë të rëndësishme dhe atraktive për investimet në industrinë kreative.

Pjesëmarrja e tij vërteton se Prishtina tashmë është një destinacion që nuk duhet humbur për adhuruesit e festivaleve botërore. Përveç Lipës, në programin e shpallur nga IMS figurojnë edhe emra si Yann Pissenem, Sister Bliss, Joseph Capriati dhe Vintage Culture.

Pika kulminante e eventit do të jetë mbrëmja magjike në Dalt Vila, hapësira historike nën mbrojtjen e UNESCO-s, e cila më 24 prill do të kthehet në epiqendrën e elitës së muzikës botërore.

Ky përfaqësim i Dukagjin Lipës në Ibiza tregon edhe një herë rritjen e ndikimit të Sunny Hill Festival, i cili ka tejkaluar përmasat e një ngjarjeje lokale për t’u shndërruar në një faktor kyç në hartimin e strategjive globale që do të diktojnë trendet e artit dhe showbiz-it në vitet e ardhshme.

*Burim: Gazeta Metro, https://gazetametro.net/*
*— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme