Pse merr pjesë Armand Duka në eventin e FIFA-s?
Presidenti i FSHF-së u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në New York
— TIRANË, 18 korrik — Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në eventin e organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, një aktivitet i veçantë i zhvilluar në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, për të celebruar suksesin e edicionit më të madh në historinë e këtij kompeticioni.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, drejtues të federatave kombëtare nga e gjithë bota, si edhe legjenda të futbollit ndërkombëtar.
Gjatë eventit, Presidenti Duka pati rastin të takohej dhe të bashkëbisedonte me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me drejtues të lartë të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, në një mbrëmje që vuri në qendër suksesin e organizimit të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe ndikimin global të futbollit.
Në fjalën e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi këtë edicion si një sukses të jashtëzakonshëm. Kupa e Botës FIFA 2026 ka vendosur rekorde të reja në pjesëmarrje dhe ndjekje globale.
Mbi 6.6 milionë tifozë kanë ndjekur ndeshjet në stadiume, duke e bërë këtë edicionin më të ndjekur në historinë e Kupës së Botës, ndërsa stadiumet kanë regjistruar një shkallë mesatare mbushjeje prej 99.7%.
— Burim: ATSH, ata.gov.al — Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.