Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:01 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport

Drilon Hazrollaj bashkohet me Tiranën – 22 vjeçari i huazuar për 1 milion euro

Huazimi vjen nga Rapidi i Bukureshtit për edicionin 2026/27

Redaksia ZHURMA 15:01 1 min lexim
Drilon Hazrollaj bashkohet me Tiranën – 22 vjeçari i huazuar për 1 milion euro
FOTO · Foto: Ingaural match of Selman Stërmasi Stadium / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Drilon Hazrollaj është lojtari më i ri i Tiranës. Hazrollaj është huazuar te Tirana nga Rapidi i Bukureshtit deri në përfundim të edicionit 2026/27.

Tirana do ta ketë mundësinë ta blejë kartonin e Hazrollajt në fund të edicionit. 22-vjeçari iu bashkua Rapidit të Bukureshtit nga Malisheva verën e kaluar për gati një milion euro.

Por sulmuesi i krahut të djathtë nuk pati shumë hapësirë te klubi rumun, duke zhvilluar vetëm 14 ndeshje. Ai nuk luajti shumë për shkak të disa lëndimeve.

“Tirana është një klub i madh me histori dhe mentalitet fitues. Synimi im është të jap kontributin maksimal dhe të fitojmë trofetë që ky klub i meriton. Për këtë fanellë do të jap gjithmonë 100 për qind. Dua që tifozët të shohin në çdo ndeshje përkushtimin dhe dëshirën time për të fituar”, ka thënë ish-lojtari i Malishevës për faqen zyrtare të Tiranës.

*Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/hazrollaj-huazohet-te-tirana* *— Redaksia ZHURMA*

Komentet