Drenica luan me Dritën dhe Prishtina përballet me Vushtrrinë
Superliga e Kosovës vijon xhiron e 13-të me dy ndeshje ku spikat ballafaqimi në Skënderaj mes Drenicës dhe kampionit Drita.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Superliga e Kosovës vazhdon me dy sfida të tjera interesante në kuadër të xhiros së 13-të, ku të dyja ndeshjet do të nisin nga ora 13:00. Ndeshja më interesante zhvillohet në Skënderaj, ku Drenica do të jetë nikoqir i kampionit të Kosovës, Dritës, me vendasit që synojnë të kthehen te rezultatet pozitive njësoi si mysafirët që u mposhtën në shtëpi nga Prishtina në xhiron e fundit. Në anën tjetër, Prishtinën e pret një sfidë e lehtë në letër si mysafir i Vushtrrisë, klub që thuhet se la mbrapa problemet e brendshme. Bardhëkaltërit kanë rastin e artë për t’u shkëputur sërish në krye, mirëpo nuk duhet ta nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre që nuk është në formë.