Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:39 Zbutësit me acid hialuronik dhe glicerinë mund të përkeqësojnë buzët e thata05:33 Elvir Gashijani transferohet te Bodrumspor për 150 mijë euro05:25 Raperi Mossi u arrestua në Prishtinë, u kap me armë zjarri05:13 Kiara Tito: problemi pasi u bë nënë – zero energji për darkë, gjumi vjen shpejt05:09 Smoothie me banana, jogurt, limon dhe liri për zvogëlimin e peshës05:03 Person i plagosur me armë zjarri në lokal në Prishtinë04:58 Kamberi: Pushteti dhe opozita bashkohen kundër policëve shqiptarë në Luginën e Preshevës04:48 Bashkimi mposht Shkupin 2-1 dhe merr pikët e para në kampionat04:44 MIRUD nderohen në Premios Juventud me albumin Desnudo04:35 Kusari-Lila: 6 deputetë të LDK-së kundërshtojnë Sejdiun përarsëse Kurti
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Dosja e tenderave 30 milionë euro: gjyqi për Erion Isain shtyhet për 9 shtator

GJKKO vendos në shtator nëse dosja kalon në gjykim — pse po zgjatet një hetim që nisi një vit më parë?

Redaksia ZHURMA 12:46 Përditësuar 07:04 1 min lexim
Dosja e tenderave 30 milionë euro: gjyqi për Erion Isain shtyhet për 9 shtator
FOTO · Ilustrim · Wooden gavel 20170417 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Është shtyrë për më 9 shtator gjyqi për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Në shtator GJKKO do të vendosë nëse e pranon kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes, do ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose do ta pushojë çështjen.

Lista e të pandehurve përfshin kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, ish-zëvendëskryetarin e Bashkisë Kolonjë Eljona Mydini, si dhe disa punonjës të këtij institucioni. Gjithashtu, nën akuzë janë edhe ish-drejtues të ARRSH-së, përfshirë ish-kreun e këtij institucioni Ergys Verdho, ish-drejtorin Erald Elezi, si dhe specialistë dhe përgjegjës sektorësh në këtë autoritet.

Çështja lidhet me shkeljet e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, si dhe me një hetim mbi 3 procedura prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. Vetë Isai është marrë i pandehur që në Shtator të vitit të kaluar, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Gjithashtu, theksohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar me cilësi apo sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor. Një rast konkret që përmendet është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.

— Burim: Report Tv, https://report.al/dosja-e-tendereve-30-milione-euro-shtyhet-gjyqi-per-erion-isain-dhe-te-pandehurit-e-tjere/ — Redaksia ZHURMA

Komentet