Donjeta Morina dhe Fuego publikojnë bashkëpunimin e ri muzikor
Artistët Donjeta Morina dhe Fuego kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Merzi”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Donjeta Morina dhe Fuego kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Merzi”. Kënga është lansuar në platformën YouTube, duke sjellë një tjetër projekt të ri për adhuruesit e dy artistëve. Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë Donjeta dhe Fuego, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nën kujdesin e Bini Diez, nga Diez.