Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Dokumentari "Ku burojnë meloditë" digjitalizohet në rezolucion 4K

Pjesë të dokumentarit janë restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Dokumentari "Ku burojnë meloditë" digjitalizohet në rezolucion 4K
FOTO · Foto: Ramadan Sokoli 2021 stamp of Albania / Wikimedia Commons

TIRANË — Dokumentari "Ku burojnë meloditë", një dëshmi i muzikës tradicionale shqiptare, është digjitalizuar në rezolucion 4K. Me skenar nga Ramadan Sokoli dhe Luan Dibra, tekst të Luan Dibrës dhe regji të Esat Ibros, dokumentari sjell një pasqyrim të traditës muzikore shqiptare përmes pamjeve dhe interpretimeve autentike.

Dokumentari "Ku burojnë meloditë" realizuar në vitin 1980, është një nga veprat që ka kaluar procesin e digjitalizimit në rezolucion 4K, ndërsa pjesë të tij janë restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Arkivi i Filmit nisi punën me restaurimet e veprave filmike pjesë të fondit të tij në vitin 2012, në bashkëpunim edhe me studio të huaja.

Artistë të ndryshëm kanë shprehur më herët se filmat shqiptarë mbartin vlera artistike dhe historike që duhen vlerësuar e ruajtur. Për këtë arsye, procesi i restaurimit shihet si një nevojë që të vijojë edhe për filmat e tjerë, që kërkojnë ndërhyrje në fondin e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit.

Në këtë kuadër, dokumentari "Ku burojnë meloditë", realizuar në vitin 1980, është një nga veprat që ka kaluar procesin e digjitalizimit në rezolucion 4K, ndërsa pjesë të tij janë restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Fondi filmik në arkiv Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ruan një fond të pasur filmik dhe arkivor, ndaj mirëmbajtja dhe restaurimi i këtij materiali është e rëndësishme.

Shiko dokumentarin këtu Këto ditë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit publikoi në faqen e tij pamje nga dokumentari, duke theksuar se ai dëshmon pasurinë e muzikës tradicionale shqiptare dhe vlerat e saj. "Për "Odisenë" e Christopher Nolan po flitet kudo, madje edhe për tingujt e fyellit! A e dini se kjo traditë muzikore është dokumentuar prej dekadash edhe në dokumentarin shqiptar?

Kjo vepër filmi dokumentar rikthen në vëmendje vlerat e një tradite muzikore, që vazhdon të zgjojë interes edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Kur trashëgimia jonë kulturore frymëzon botën, misioni ynë është ta ruajmë, ta restaurojmë dhe ta bëjmë të aksesueshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ruajtja e filmit është ruajtje e kujtesës!

Burim: Diaspora Shqiptare, https://diasporashqiptare.al/2026/07/25/ku-burojne-meloditedokumentar-i-1980-deshmi-e-muzikes-tradicionale-shqiptare/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →

Nga Enciklopedia

Muzeu →