Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Doganat kapin 5.000 kuti cigare në Bogorodicë — fshehur mes leshit të gurit

Shoferi, shtetas serb, u ndal dhe kallëzohet penalisht për kontrabandë në Prokurorinë e Gjevgjelisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BOGORODICË — Doganat e Maqedonisë sekuestruan pesë mijë kuti cigare, me vlerë rreth nëntë milionë denarë, gjatë një kontrolli të një kamioni në pikën kufitare Bogorodicë. Shoferi i automjetit, një shtetas serb, u ndalua nën dyshimin se po tentonte të kontrabandonte mallin drejt Serbisë.

Doganat kapin 5.000 kuti cigare në Bogorodicë — fshehur mes leshit të gurit
Foto: Bogorodica-Evzonoi border crossing / Wikimedia Commons

Kamioni ishte deklaruar për tranzit nga Greqia për në Serbi, me ngarkesë zyrtare materiale ndërtimi, lesh guri. Gjatë kontrollit të detajuar, doganierët gjetën 100 kuti të pashënuara, secila me nga 50 kuti cigare pa pulla akcize, të fshehura mes paletave me mallin e deklaruar.

Kundër shoferit u ngrit kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për veprën penale të kontrabandës. Drejtoria Doganore tha se aksioni konfirmon angazhimin e saj kundër tregtisë së paligjshme të cigareve dhe krimit ndërkufitar.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme