Zhurma Press E Hënë · 21 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 09:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Dizeli 20,6% më i shtrenjtë në Maqedoninë e Veriut

Çmimi u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër; rritja rreth katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së

Redaksia ZHURMA 15:54 Përditësuar 16:25 1 min lexim
Dizeli 20,6% më i shtrenjtë në Maqedoninë e Veriut
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut u rrit nga 82,5 në 99,5 denarë për litër brenda më pak se një muaji, ose rreth 17 denarë më shumë — rritje prej 20,6 për qind, sipas BDI-së. Partia opozitare e akuzon Qeverinë se po e çon vendin drejt një vale të re shtrenjtimi.

BDI vlerëson se rritja do të reflektohet te qytetarët nëpërmjet kostove më të larta të transportit, çmimeve të produkteve ushqimore e shpenzimeve për bujqit e biznasset. “Çdo kamion që sjell mall në market, çdo autobus, çdo makinë pune sot kushton më shumë”, thuhet në reagimin e partisë.

Tetova Sot raporton se rritja në Maqedoninë e Veriut është rreth katër herë më e madhe se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian në periudhën krahasuese. BDI paralajmëron shtrenjtim të mëtutjeshëm produktesh e shërbyesh; nga Qerverja deri më tani nuk ka koment për këto akuza.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Komentet