Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Diabeti shënon rritje, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle dhe terapi

Çdo vit mijëra qytetarë diagnostikohen me diabet, ndërsa institucionet kërkojnë ndërgjegjësim më të madh shoqëror.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Numri i rasteve të reja me diabet shënon shifrën prej rreth gjashtë mijë e gjashtëqind qytetarë në vit, ndërkohë që shqetësim kryesor mbetet numri i personave që nuk janë të diagnostikuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit, mbi njëqind e dyzet mijë qytetarë vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa rreth dyzet e shtatë mijë prej tyre mbeten të padiagnostikuar ose nuk pranojnë të marrin terapinë e nevojshme mjekësore.

Diabeti shënon rritje, mjekët bëjnë thirrje për kontrolle dhe terapi
Foto: telegrafi.com

Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë, Irfan Ahmeti, thotë se trajtimi cilësor i pacientëve mund të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. «Mjeku amë e bënë diagnostikimi, duhet të inicoj trajtimin dhe të edukoj pacientin në edukim të mirëfilltë sepse qendra për diabet nuk e ka kapacitetin të mirët me fluks aq të madh pacientësh por gjithsesi klinika jonë i pranon të gjithë pacientët e tipit 1 që janë me insulinë dhe tipit 2 me ko-morbiditete të shumta», deklaroi Irfan Ahmeti, drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë.

Mjekët kërkojnë shtimin e ndërgjegjësimit duke theksuar se sot ekzistojnë metoda dhe terapi të ndryshme për trajtimin e këtij shqetësimi shëndetësor. «Aksione të tilla janë kruciale për shkak se njerëzit akoma kanë një lloj stigme të ballafaqohen me aspektet shëndetësore që mund ti kenë, stigma ekziston ndoshta prej shoqërisë. Mirëpo tendenca e pacientëve zakonisht është që të fillojnë është që të fillojnë me terapi tabletare pastaj të kalojnë me insulinë», thotë Bekim Fera, endokrinolog. Gjatë muajit të ndërgjegjësimit për diabetin synohet informimi më i gjerë i qytetarëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme